Kushtet dhe Termat
Përditësuar së fundi: December 25, 2025
1) Shërbimi
ShihFilma ofron qasje digjitale për shikim të filmave dhe serialeve përmes web-faqes.
Të gjitha blerjet janë vetëm për qasje online (nuk ka dorëzim fizik).
2) Kohëzgjatja e qasjes
Pas pagesës së suksesshme, përmbajtja e blerë zhbllokohet për 24 orë.
Gjatë kësaj kohe mund ta shikoni sa herë të dëshironi.
Pas 24 orësh, qasja skadon automatikisht.
3) Pagesat
Pagesat procesohen në mënyrë të sigurt përmes payment gateway.
Duhet të përdorni të dhëna të vlefshme dhe të përfundoni autentikimin e kërkuar (p.sh. 3-D Secure).
4) Rimbursimet & chargeback
Nëse keni probleme teknike që ju pengojnë të shikoni përmbajtjen gjatë periudhës së qasjes, na kontaktoni sa më shpejt.
Kërkesat për rimbursim shqyrtohen rast pas rasti.
Chargeback i paautorizuar mund të sjellë kufizim të llogarisë.
5) Përdorimi i lejuar
Nuk lejohet kopjimi, incizimi, shpërndarja, rishitja apo shfaqja publike e përmbajtjes pa leje.
Çdo keqpërdorim ose veprim mashtrues mund të rezultojë me bllokim të qasjes.
Nëse keni pyetje, na kontaktoni përmes faqes Contact.
Duke blerë, konfirmoni që i keni lexuar dhe i pranoni këto Kushte dhe Terma.